Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 55 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas raportit, më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 18. Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët dy janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 47 persona./21Media

Back to top button