Bie vlera e Euros
Shqetësimet për luftë tregtare SHBA-Kinë, ulin vlerën e Euros
Shqetësimet për një luftë të mundshme tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit kanë vazhduar të ndikojnë tek vlera e parave.
Euro ka rënë në tregun evropian, nën presion nga konflikti tregtar SHBA_KINË, nga shqetësimi për një krizë politike në Gjermani, dhe pasiguria mbi një samit të Bashkimit Evropian.
Dollari ka shënuar rritje për 0.1%, aq sa ka rënë euro, mirëpo rënja e janit kinez ka bërë që të jetë në shifrën më të ultë nga dhjetori.
Jani ka rënë, dhe pritet se Pekini do ta lejojë të bjerë edhe më tutje, për të zbutur impaktin e tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Vlera e janit mund të stabilizohet pas takimit të suksesshëm të sekretarit të mbrojtjes Xhon Matis me presidentin kinez Ksi Jinping./21Media