Sindikata e Trepçës kërkon shqyrtimin e katër kërkesave
Kërkohet edhe që draft Statuti i Trepça sh.a. i propozuar nga Bordi i Trepçës te kthehet ne piken zero
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një kumtese për media ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të shqyrtojnë me seriozitet më të madh kërkesat e dala nga takimi i përbashkët i shoqatave sindikaliste të punëtorëve.
Në takimin e përbashkët te shoqatave sindikale te punëtoreve te Trepçës dhe te stafit menaxhues te Trepçës te thirrur për implementimin e kërkesave te punëtoreve te Trepçës ne Statutin e ndërmarrjes Trepça sh.a. dolën këto kërkesa sa vijon:
1. Kërkohet që të bëhet ndryshim-plotësimi i Ligjit për Trepçën i cili shihet si pengesë për implementimin e kërkesave te parashtruara te punëtoreve te Trepçës.
2. Draft Statuti i Trepça sh.a. i propozuar nga Bordi i Trepçës te kthehet ne piken zero.
3. Te garantohet qe kërkesat e parashtruara sociale te zgjidhen me ligj paralel me aprovimin e Statutit te Trepça sh.a.
4. Fizibiliteti ne te cilin është bazuar Ligji mbi Trepçën është I papranueshëm andaj kërkohet qe te të behet një fizibilitet ne te cilin do te jenë te kyçur edhe ekspertet me eminent te Trepçës dhe Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?