Bien të hyrat e Emirates

Në raportin e publikuar sot bëhet e ditur për rënie të të hyrave vjetore të Emirates

Kompania më e madhe ajrore e Lindjes së Afërt, Emirates ka bërë të ditur për rënien e të hyrave vjetore prej 83 përqind, në 340 milionë dollarë, për shkak të uljes së kërkesave të shkaktuara nga çrregullimet e udhëtimeve.

Çrregullimet e udhëtimeve janë bërë si rezultat i zhvillimeve politike, terrorizmit në Evropë dhe reduktimeve të udhëtimeve në SHBA.  Emirates Group njoftoi të enjten se profiti i saj në vitin e kaluar fiskal shënoi rënie prej 70 përqind, në 670 milionë dollarë.

Në raportin financiar të publikuar sot, Emirates njoftoi se profiti është goditur nga shqetësimet për imigrim, sulmeve terroriste në disa qytete evropiane, tentimi për grusht-shtet vitin e kaluar në Turqi dhe paqartësia rreth daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Kompania si problem ka përmendur edhe forcimin e dollarit në raport me valutat tjera në tregjet më të mëdha. Fitimi i kompanisë ajrore Emirates ka rënë këtë vit fiskal në 340 milionë dollarë, derisa një vit më herët ishte 1,9 miliard dollarë.

Raporti i kompanisë me seli në Dubai, për vitin e fundit fiskal, ka të bëjë me periudhën prej prillit 2016 deri në mars 2017. Emirates në prill të këtij viti njoftoi se ka reduktuar numrin e fluturimeve për SHBA prej 20 përqind, për shkak të rënies së kërkesave si rezultat i masave të sigurisë amerikane dhe presidentit amerikan, Donald Trump për të ndaluar udhëtimet nga shtatë shtete myslimane.

Kompania ajrore ka transportuar 56 milionë udhëtarë në periudhën 2016-2017, ndërsa vitin e kaluar 52 milionë.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button