BIK: 285 haxhinjë nga këto tri komuna të Kosovës, udhëtuan sot për ta kryer haxhin

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se 285 haxhinjë të tjerë janë nisur sot në mëngjes nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, drejt vendeve të shenjta.

Ky është aeroplani i pesë me besimtarë nga Kosova që udhëtuan për të kryer haxhin. 285 personat janë nga Dragashi, Vushtrria dhe Peja.

“Aeroplani i pestë me besimtarë nga Kosova u nis në mëngjes nga aeroporti “Adem Jashari”, drejt vendeve të shenjta. 285 haxhinjë nga Dragashi, Vushtrria dhe Peja udhëtuan sot për ta kryer haxhin. Deri më tani, të gjitha grupet e besimtarëve nga Kosova kanë pasur udhëtim të mirë, ku menjëherë pas arritjes janë akomoduar në hotele dhe kanë filluar ritualet e umres”, thuhet në njoftim e BIK.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme pritet të udhëtoj edhe grupi i fundit i haxhilerëve kosovarë, duke përmbyllur fluturimet sa i përket këtij viti.

Gjithsej 1 mijë e 597 besimtarë nga Kosova do ta kryejnë haxhin këtë vit./21Media

Back to top button