BIK sqaron rreth aksionit për mbledhjen e parave për shërimin e Taunita Hoxhës

BIK thotë se nuk kanë lidhje me aksionet për mbledhjen e parave për Taunita Hoxhën

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka bërë të ditur se nuk ka kërkuar mjete financiare për mjekimin e Taunita Hoxha, e aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.

Në një njoftim për media, Kryesia e BIK thekson se subjekte e individë të ndryshëm kanë grumbulluar mjete financiare për shërimin e Taunita Hoxhës, e dërguar për shërim në Turqi, madje sipas disa dëshmive nga terreni individë të ndryshëm vazhdojnë me grumbullimin e mjeteve.

Kryesia e BIK sqaron se në asnjë rast nuk ka kërkuar mjete financiare dhe nuk ka asnjë lidhje me aksionet që janë organizuar e vazhdojnë ende të mbledhin mjete financiare gjoja për mjekimin e Taunita Hoxhës jashtë vendit.

“E ritheksojmë se trajtimin mjekësor për zonjën Taunita Hoxha, siç e kemi thënë edhe dje në njoftimin tonë, e kemi realizuar në bazë të memorandumit që ka Kryesia e BIK me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë për trajtimin e pacientëve kosovarë, për të cilët nuk ka mundësi trajtimi e mjekimi në klinikat tona”, përfundon sqarimi i BIK-ut.

Taunita Hoxha është gruaja e cila para pak ditësh u godit nga një kamion në Prishtinë teksa ishte shtatzënë.

Back to top button