Pacolli: Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë me SHBA-në

Pacolli thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të natyrshme

Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhet shkak për ta zhgënjyer Amerikën. Sipas tij, Serbia kurrë nuk do të ndikojë në raportin mes Kosovës dhe Amerikës.

“Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-të. Kosova ka mardhenie të përhershëme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perendimin. Mardhëniet e Kosovës me SHBA dhe perendimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror. Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve, e perendimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë. Serbia kurr nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perendimin. Ne kemi partner të përhershem, të qendrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste !”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-ve, Philip  Kosnett  u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore. Sipas Presidentit Thaçi, partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësore për Kosovën.

Serbia po e kushtëzon vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi me heqjen e taksës. Heqjen e taksës e kanë kërkuar BE dhe SHBA./21Media

 

Back to top button