Kaloni te përmbajtja kryesore

Bilall Kasami komenton zgjedhjet në Kosovë

 

Zgjedhjet në Kosovë i ka komentuar edhe lideri i Lëvizjes BESA në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami. Nuk ka uruar asnjë lider partie, por ka vlerësuar se, “populli i Kosovës sot shkroi një faqe të bukur të historisë së demokracisë”.

“Populli i Kosovës sot shkroi një faqe të bukur të historisë së demokracisë, me çfarë konfirmoi edhe një herë traditën pluraliste. Fundi gjithmonë zbukuron veprën, ndërsa rezultati do të zbukuroj edhe më shumë këtë ditë feste të Republikës së Kosovës!”, shkroi Kasami për zgjedhjet në Kosovë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button