Bildt: Serbia me qëndrimin e saj diskualifikoi veten nga anëtarësimi në BE

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se Serbia me qëndrimin e saj se mbështetet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk i vendos sanksione Rusisë, e ka diskualifikuar veten nga procesi i anëtarësimit në BE.
Bildt ka thënë se në BE nuk ka vend për shtete anëtare që nuk ndajnë vlerat themelore të BE-së.
“Me këtë qëndrim, Serbia diskualifikohet nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend në BE për anëtarët e rinj që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore”, ka shkruar Bildt.


Bildt është një politikan dhe diplomat suedez i cili ishte kryeministër i Suedisë nga viti 1991 deri në 1994. Ai ishte lider i Partisë së Moderuar nga 1986 deri në 1999. Bildt shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë nga 2006 deri në 2014./21Media

Back to top button