SHBA i reagon Putinit pasi i vendosi forcat bërthamore në gatishmëri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur urdhërit të Presidentit Vladimir Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në gjendje gatishmërie.
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield e quajti lëvizjen “të papranueshme”.
“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo.
Putin ka urdhëruar që forcat e parandalimit të vendit të tij që përfshijnë armët bërthamore, të vendosen në gatishmëri të lartë.
“Zyrtarët e lartë në vendet udhëheqëse të NATO-s i kanë lejuar vetes të bëjnë komente agresive për vendin tonë, prandaj urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura të RF] të vendosin Forcën e Parandalimit të Ushtrisë Ruse në gatishmëri luftarake”, ka thënë Putin.
Presidenti rus tha gjithashtu se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë ishin të paligjshme.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes, forcat strategjike “janë të dizajnuara për të penguar agresionin kundër Rusisë dhe aleatëve të saj, si dhe për të mposhtur agresorin (duke i shkaktuar disfatë), duke përfshirë një luftë me përdorimin e armëve bërthamore”./21Media