Bill Clinton kujton udhëtimin e fundit me Madeleine Albright në Kosovë
Ish presidenti amerikan Bill Clinton ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish sekretarës së parë amerikane, Madeleine Albright.
“Unë dhe Hillary jemi të pikëlluar për vdekjen e Madeleine Albright. Ajo ishte një nga sekretarët më të mira të shtetit, një ambasadore e shquar e OKB-së, një profesoreshë e shkëlqyer dhe një qenie njerëzore e jashtëzakonshme”, shkroi Clinton në Twitter.
Gjithashtu, ish presidenti amerikan kujtoi udhëtimin e fundit të tij dhe Albright në Kosovë.
“Pak liderë kanë qenë kaq të përshtatshëm për kohën në të cilën kanë shërbyer. Kur fundi i Luftës së Ftohtë solli një epokë të re të ndërvarësisë globale, ajo u bë zëri i Amerikës në OKB, më pas mori drejtimin e Departamentit të Shtetit, ku ishte një forcë e pasionuar për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Vdekja e Madeleine është një humbje e madhe për botën në një kohë kur ne kemi më shumë nevojë për mësimet e jetës së saj”, vazhdoi ai, duke shtuar se ai dhe ish-zonja e parë dhe sekretarja e Shtetit Hillary Clinton “do të jenë gjithmonë thellësisht mirënjohës për miqësi të mrekullueshme që ndamë dhe këshillat e mençura që ajo na dha gjatë kaq shumë viteve. “Hillary dhe unë do të jemi përgjithmonë falënderues për shoqërinë që kemi ndarë bashkë. Vdekja e Madeleine është humbje e madhe për botën në një kohë kur duhet na duhet mësimet e saj më së shumti. Afro tre vjet më parë ishte udhëtimi ynë i fundit bashkë për të festuar përvjetorin e 20-të luftës së Kosovës për pavarësi, kur ata ia dedikuan një statujë në qendër Prishtinë”, ka shkruar Clinton.
My statement on the passing of Madeleine Albright—one of the finest Secretaries of State, an outstanding UN Ambassador, a brilliant professor, and an extraordinary human being. pic.twitter.com/50QXFhzGit
— Bill Clinton (@BillClinton) March 23, 2022
Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare.Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright.
Ajo ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit, Bill Clinton, transmeton rtv21.tv.
Albright ishte sekretare në kohën kur në Kosovë u zhvillua lufta.
Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.
Albright ka vizituar tri herë Kosovën, më 1999 sa ishte ende Sekretare, si dhe më 2005 dhe 2019./21Media