Bill Clinton lirohet nga spitali

Ish -presidenti amerikan, Bill Clinton është liruar sot nga spital pasi u trajtua për një infeksion që iu përhap në qarkullimin e gjakut.
Clinton doli krah për krah me gruan e tij, ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton para se të përshëndeste stafin e spitalit dhe bëri me gisht të madh në shenjë se gjithçka është mirë, kur u pyet se si po ndihej, transmeton rtv21.tv.
Drejtori Ekzekutiv i Departamentit të Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë Irvine Dr. Alpesh N. Amin, i cili kishte mbikëqyrur ekipin mjekësor të Clinton, lëshoi një deklaratë pas lirimit të Clinton.
“Ethet dhe numërimi i qelizave të bardha të gjakut janë normalizuar dhe ai do të kthehet në shtëpi në Nju Jork për të përfunduar terapinë e tij të antibiotikëve” shkroi Amin.
Clinton ishte pranuar javën e kaluar në njësinë e kujdesit intensiv të Qendrës Mjekësore UC Irvine për një infeksion të traktit urinar që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut. Ish Presidenti, i cili ishte në gjendje të mirë gjatë gjithë trajtimit të tij, ishte trajtuar në ICU për privatësinë dhe sigurinë, jo sepse kishte nevojë për kujdes intensiv, sipas mjekëve të tij./21Media

Back to top button