Bill Gates divorcohet pas 27 vjetësh martesë

 

Bill dhe Melinda Gates kanë njoftuar se janë divorcuar pas 27 vitesh martesë, duke thënë “nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift”.

“Pas një mendimi të madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë,” shkroi çifti në Twitter.

Ata u takuan për herë të parë në vitet 1980 kur Melinda u bashkua me firmën e Bill të Microsoft, transmeton rtv21.tv.

Çifti miliarder kanë tre fëmijë dhe së bashku drejtojnë Fondacionin Bill & Melinda Gates.

Organizata ka shpenzuar miliarda për të luftuar shkaqe të tilla si sëmundjet infektive dhe vaksinat tek fëmijët.

Gates së bashku me investitorin Warren Buffett – qëndrojnë prapa Giving Pledge, i cili u bën thirrje miliarderëve që të angazhohen të japin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.

Bill Gates është personi i katërt më i pasur në botë, sipas Forbes me 124 miliardë dollar.

Ai i bëri paratë e tij përmes firmës që ai themeloi në vitet 1970, Microsoft, kompania më e madhe në botë e programeve kompjuterike.

Të dy palët postuan deklaratën që njoftonte divorcin e tyre në Twitter.

“Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për të mundësuar që të gjithë njerëzit të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive”, shkruhej në të.

“Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën tjetër të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re”, thuhet tutje.

Melinda, tani 56 vjeç, u bashkua me Microsoft si menaxhere e produkteve në vitin 1987.

Ata filluan të dilnin, por siç Bill i tha një dokumentari të Netflix: “Ne u kujdesëm shumë për njëri-tjetrin dhe kishte vetëm dy mundësi: ose, do të ndaheshim ose do të martoheshim”.

Ata u martuan në vitin 1994 në ishullin Havai të Lanai, thuhet se paguan të gjithë helikopterët lokalë për të ndaluar fluturimin e miqve të padëshiruar.

Bill, 65 vjeç, u tërhoq nga bordi i Microsoft vitin e kaluar për t’u përqëndruar në aktivitetet e tij filantropike./21Media

Back to top button