Billie Eilish ndalon koncertin për të ndihmuar fansen, video bëhet virale

Billie Eilish pati një moment gjatë koncertit të saj në Atlanta të shtunën mbrëma që është bërë viral për arsyen e duhur.
Fituesja e Grammy-t po performonte në State Farm Arena në turneun e saj botëror më e lumtur se kurrë, kur ndaloi koncertin e saj për të ndihmuar një fanse në turmë.
Momenti u kap nga kamerat e shumta dhe u postua në rrjetet sociale.
Eilish i drejtohet sigurimit dhe u kërkon atyre t’i ndihmojnë apo të thërrasin ndonjë mjek.
Kalojnë disa çaste ndërsa personeli kontrollon vajzën. Ndërkohë, Eilish iu drejtua mijëra fansave në arenë duke u thënë: “Në rregull… jepini pak kohë. Mos u grumbulloni”./21Media

Back to top button