Presidentja kërkoi që sa më shumë vajza e gra të inkurajohen për t’u bërë pjesë e FSK-së

Presidentja Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, sot ka pritur në takim komandantin, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe oficeret e Forcës: Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda- Haxholli dhe Jeta Berisha, të cilat kanë mbaruar studimet  në fushën e mbrojtjes në ShBA dhe Turqi.
Sipas Presidentes Osmani, është mirë që rrëfimet për suksesin e vajzave të FSK-së t`i dëgjojnë vajzat e gratë e tjera të Kosovës në mënyrë që të shërbejnë si frymëzim për t`iu bashkuar sektorit të sigurisë.
Në këtë kontekst, Presidentja ka kërkuar nga komandanti i FSK-së që sa më shumë vajza e gra të inkurajohen për t’u bërë pjesë e FSK-së.
“Sa më shumë suksese të vajzave të FSK-së, aq më mirë për imazhin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Osmani.
Osmani i ka përgëzuar oficeret për suksesin e arritur, duke i cilësuar arritjet e tyre sukses jo vetëm për FSK-në, por edhe për shtetin e Kosovës./21Media

Back to top button