Binjakëzohet Prishtina me Kaohsiung të Tawanit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Kryetari i Qytetit Kaohsiung, Chen Chi – mai kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe industrial, duke u binjakëzuar zyrtarisht.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se kjo marrëveshje sinjalizon fillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të njohurive teknologjike.

“U diskutua mundësia që kompanitë nga Prishtina të zgjerojnë praninë e tyre në tregun aziatik përmes hapjes së hapësirave fizike në Kaohsiung. Kjo lëvizje strategjike pritet të lehtësojë qasjen e kompanive të Prishtinës në tregun e gjerë Taiwanez dhe të forcojë më tej lidhjet ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy qyteteve”, ka thënë Rama.

Tutje, bëhet e ditur se edhe Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) ka bërë hapa konkretë duke nënshkruar marrëveshje me Institute for Information Industry (III) dhe Megabay./21Media

Back to top button