Bisedimet Kosovë – Serbi për dinarin vazhdojnë të enjten

Çështja e dinarit pritet të jetë sërish temë diskutimi në takimin e kryenegociatorëve më 4 prill në Bruksel në vazhdën e përpjekjeve për ta zgjidhur këtë çështje, pas propozimeve që palët i dorëzuan në takimin e fundit.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendose, pret që në takimin e ardhshëm të arrihet një zgjidhje për mënyrën e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosoësv, e cila heq dinarin nga përdorimi.

“Nuk po diskutohet dinari, nuk po diskutohet rregullorja e BQK-së, rregullorja s’ka alternativë tjetër, në Kosovës do të përdoret vetëm një vaultë…Nga propozimet e paraqitura është vërejtur dallim i madh në mes dy qëndrimeve por shpresoj se në takimin e ardhshëm do të gjendet një zgjidhje në kuptimin e ofrimit të kësaj mbështetjeje financiare në mënyrë ligjore”, tha për rtv21 Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Opozita, ndërkaq, shprehet skeptike se mund të arrihet ndonjë zgjidhje për çështjen e dinarit. Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, vlerëson se procesi i dialogut Kosovë – Serbi ka degraduar.

“Mendojmë se gjuha që është përdorur në vazhdimësi, gjuha mohuese dhe rikthimi në pikën zero qoftë nga kryenegociatori, qoftë nga qeveria është parë si shqetësim dhe degradim i këtij proces. Me datën katër prill duhet të ndryshojë kjo qasje të thuhet e vërteta, dhe sa më shpejtë të kemi disa indikacione që të përfundojë procesi me njohje reciproke por me këtë qeveri s’kemi shpresë së mund të ketë diçka pozitive”, tha Zemaj

Takimi i fundit ndërmjet kryenegocitarorëve të Kosovës dhe Serbisë përfundoi pa ndonjë rezultat për shkak të siç u tha nga ndërmjetësi, Miroslav Lajçak, dallimeve të mëdha mes propozimeve të dy palëve./RTV21/21Media

Back to top button