Bisedimet Rusi-Ukrainë mundësuan shkëmbim të të burgosurve, tha negociatori ukrainas

Bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll në fillim të kësaj jave çuan në një shkëmbim të të burgosurve midis dy palëve të premten, tha David Arakhamia, një anëtar i delegacionit ukrainas.

“Falë marrëveshjeve të arritura në Turqi, sot kemi arritur një shkëmbim të suksesshëm të robërve të luftës”, tha Arakhamia në Telegram, shkruan CNN.

“Kemi arritur të kthejmë 86 ushtarakë tanë, 15 prej tyre gra. Shteti do të luftojë deri në fund për secilin qytetar tonë!”./21Media

Back to top button