Shkencëtarët një hap afër gjetjes së ilaqit për rënien e flokut

Rënia e flokëve po vazhdon të jetë një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë tonë në përgjithësi.

Deri më sot janë zbuluar forma të ndryshme të trajtimit, duke përfshirë edhe atë përmes mbjelljes së tyre.

Megjithatë disa studiues në SHBA për herë të parë kanë fotografuar folkët në indin e lëkurës së njeriut në 3D, raporton rtv21.tv.

Ky që po mendohet të jetë një hap i madh drejt një “kurimi” më të avancuar për rënien e flokut.

Dr. Pankaj Karande, një profesor i asociuar i inxhinierisë kimike dhe biologjike, i cili udhëhoqi studimin për të gjetur problemet e dëmtive të flokut dhe rënies së tyre tha se ky studim është një provë se strukturat e flokëve mund të krijohen në një mënyrë shumë të saktë dhe të riprodhueshme duke përdorur bioprintimin 3D.

“Ky lloj procesi i automatizuar është i nevojshëm për të bërë të mundur bioprodhimin e lëkurës në të ardhmen. Ndërsa rindërtimi i folikulave të flokëve duke përdorur qeliza me prejardhje nga njeriu ka qenë historikisht një sfidë ” tha Karande.

Ndërsa shoti se disa studime kanë treguar se nëse këto qeliza kultivohen në një mjedis tredimensional, ato potencialisht mund të krijojnë flokë të reja ose boshtet e flokëve, dhe studimi ynë bazohet në këtë punë./21Media

Back to top button