Bislimi do të qëndrojë në Beograd për dy ditë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, do të qëndrojë të enjten dhe të premten në Beograd.
Zyra e Kryeministrisë ka njoftuar sot se zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15.​/21Media

Back to top button