Bislimi e Petkoviq sot nisin negociatat në Bruksel
Kosova dhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje

Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell. Në Bruksel po ashtu do të jetë edhe kryenegaciatori serb Petar Petkoviq. Palët ku pritet të diskutojnë për targat.
Gjatë ditës së djeshme, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje për të ulur tensionet.
Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit për portalin rtv21.tv ka thënë Bislimi atje do të takohet edhe me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe./21Media