Bislimi ia rikonfirmon Hovenierit përkushtimin e Kosovës për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier të cilit rikonfirmoi përkushtimin që Kosova ta zbatoj marrëveshjen e Ohrit.

“Në takim u diskutua dhe mbi procesin e dialogut dhe implementimin e Marrëveshjes Bazë të normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit të Zbatimit. Zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar, aktive dhe konstruktive në këtë proces.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu bëhet e ditur se

Ambasadori Hovenier e përgëzoi dhe uroi zëvendëskryeministrin Bislimi mbi finalizimin dhe arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nënshkrimit zyrtar duke e cilësuar ditën e djeshme të suksesshme.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe theksoi se Qeveria do të nisë një fushatë informimi për qytetarët si dhe do të forcojë mekanizmat koordinues institucionalë e do të bashkëpunojmë dhe me partnerët tanë./21Media

Back to top button