Italisë i nevojiten 1 milion punëtorë në sektorë të ndryshëm

Italia aktualisht nuk është në gjendje të gjejë rreth një milion punëtorë që i nevojiten. Këtë e tha Ministrja e Punës Marina Elvira Calderone

“Sot ndoshta kemi një milion vende pune që nuk mund t’i mbulojmë, ndërkohë që kemi shumë njerëz që janë jashtë qarkut të punës dhe rrjedhimisht jashtë angazhimit aktiv ndaj botës së punës”, tha ajo.

“Unë shikoj me shumë interes një sezon protagonizmi nga organet e ndërmjetme të shtetit (sindikatat dhe grupet e biznesit).

“Besoj se duhet të kthehemi në një protagonizëm të fortë nga shoqatat e punëdhënësve dhe shoqatat e sindikatave”

Sektori i turizmit është veçanërisht i prekur nga mungesa e stafit dhe pjesa më e madhe e ankesave janë për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar në industrinë e hotelerisë./21Media

Back to top button