Billström: Suedia mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Lennart Billström, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë tha Suedia mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Billström, deklaroi tha se presidenca suedeze po e mban në prioritet agjendën evropiane për Ballkanin.

“Suedia e ka mbështetur shumë procesin e reformave në Kosovë. Jemi donatori i pestë më i gjerë në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare. Presidenca suedeze në BE po e mban në prioritet agjendën evropiane për Ballkanin dhe sot kemi folur për situatën tonë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha Billström në konferencën e përbashkët me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

“Ne mbështesim procesin e integrimit të Kosovës dhe natyrisht proceset e reformave në lidhje me aplikimit e Kosovës për anëtarësim. Natyrisht se do ta mbështesim si procedurë të rregullt, njëjtë si për vendet tjera”, tha ai.

Back to top button