Bislimi: Informacionet që prezantova mund të grumbulloheshin pa pasur nevojë për intervistim

(Lajm i përditësuar)
Deklarohet: Informacionet që prezantova mund të grumbulloheshin pa pasur nevojë fare për intervistim
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi u deklaruar rreth intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale.
Ai tha se është ftuar në cilësinë e
në cilësinë e dëshmitarit në hetimet e prokurorisë rreth funksionalizimit të fabrikës për nënproduktet shtazore në Drenas.
“Intervista zgjati diku 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë pyetje që mund të cilësohet si pyetje drejtuar një dëshmitari. Poashtu arrita të konfirmoj që të gjitha informacionet që prezantova sot kanë mund të grumbullohen shumë lehtë pa patur nevojë fare për intervistim. Do të kishte mjaftuar një studim minimal për detyrat dhe përgjegjësitë e zëvendëskryeministrit brenda portfolios së integrimeve evropiane dhe një shfletim i shpejtë i raporteve për vendin ndër vite nga Komisioni Evropian.”, shkroi Selimi.
“Nisur nga fakti se hyrja e ndërtesës ku u mbajt intervista ishte vërshuar nga portalet, gjë që nuk ndodh më raste të tjera kur ftohen dëshmitarët, dhe nga përvoja e nxjerrjes në media të lajmit për intervistim saktësisht kur po zhvillohej takimi trilateral i dialogut në Bruksel, del i pashmangshëm përfundimi se qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit medial, ku eksponentë të qeverisë bëhen pjesë e titujve bashkë me termin “skandal”. “Skandal” që origjinën nuk e ka as në Ministri të linjës e as në prokurori, por te eksponentë të medias. Kjo e vendosë prokurorinë në një perspektivë jashtëzakonisht negative karshi përgjegjësive që ka dhe orientimit që ka zgjedhur të ndjekë. Do të ishte me interes të shumëfishtë që kjo qasje të rishikohet.
Jam e vendosur që të përfaqësoj me integritet dhe përgjegjësi besimin që më kanë dhënë qytetarët, dhe kurrë nuk do të veproj në kundërshtim me këtë besim.”, shkroi Bislimi.
Përfundon intervistimi i Bislimit nga Prokuroria Speciale
Ka përfunduar intervistimi i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi nga Prokuroria Speciale, i cili është ftuar për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për fabrikën e mbetjet nën shtazore të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri në detyrë Faton Peci.
Intervisimi i tij nga Prokuroria Speciale ka zgjatur për rreth dy orë.
Bislimi paraqitet në Prokurorinë Speciale
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka hyrë në Prokurorinë Speciale. Ai është ftuar për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për fabrikën e mbetjet nën shtazore të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri në detyrë Faton Peci,
Intervistimi i tij ka nisur nga ora 09:30.
Bislimi sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në lidhje me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë
Intervistimi i tij pritet të fillojë nga ora 09:30.
Deputeti Faton Peci ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të Fabrikës së Mbetjeve Shtazore.
Ai pati thënë se Bislimi i kishte thënë se pavarësisht kostos financiare, “e rëndësishme është të trajtohen mbetjet shtazore.”