​Bislimi: Kosova është një nga vendet më demokratike në rajon

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se synimi kyç për këtë vit është pranimi i pyetësorit të Kosovës nga Komisioni Evropian për anëtarësim në BE. Ai ka thënë se institucionet e vendit janë të gatshme t’i përgjigjen këtij pyetësori e që, sipas tij, rezultatet do të na sjellin statusin e vendit kandidat.

Bislimi në takimin e 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, tha se mosnjohja nga pesë shtetet e BE-së nuk ka qenë problem për vendimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave, andaj formulim i njëjtë duhet të përdoret edhe për dhënien e statusit vend kandidat për Kosovës.

Bislimi shtoi se Kosova është një nga vendet më demokratike rajon, por sipas tij, mungesa e progresit në integrimet evropiane po shkaktohet nga sjellja e një regjimi autoritar rreth Kosovës, duke aluduar në Serbinë.

Back to top button