“Dardanët” e rinj nuk e arrijnë kualifikimin në Evropianin Euro 2024

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 është mposhtur sot nga Sllovenia U19, dhe e ka përfunduar rrugëtimin në kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2024 U19.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sportni Park Lendava”, Sllovenia mposhti “Dardanët” e rinj me shifrat 2:0.

Golat për sllovenët i shënuan Cuber Potocnik (minuta e 40’) dhe Florjan Jevsenal (minuta e 87’).

Në ndeshjen e tretë njëherësh të fundit në kuadër të “Elite Round” për kualifikimet e EURO 204, Dardanët në mungesë të rezultatit pozitiv, përfunduan në pozitën e 3-të në Grupin 1 me gjithsej 3 pikë.

Të përzgjedhurit e Adil Maliqit nuk patën fat ndaj Spanjës dhe Sllovenisë, derisa me sukses patën mposhtur Austrinë me rezultat 1:0.

Back to top button