Bislimi: Lajçaku i shkeli parimet që i vendosi vetë, ka caktuar takim pa dakordim me palët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se nga Brukseli ka pasur kërkesë që për çështjen e dinarit të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme.

Pas tryezës “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar, Bislimi ka theksuar se nuk do të shkojë në këtë takim duke deklaruar se “çështja e dinarit s’është pjesë e dialogut”.

“Zotëri Lajçak më ka dërguar shkresën mua sepse vazhdimisht komunikon me mua. Por kësaj radhe mendoj që ai i ka shkel parimet të cilat i ka vendosur vet për arsye që është hera e parë që ka caktuar një takim pa dakordim me palët dhe është munduar që të përcaktojë edhe agjendën përkundër parimit që ai ka vendosur në vitin 2021 që asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve”, tha Bislimi.

Back to top button