Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi mirëpriti Frangesin, folën për zgjedhjet dhe procesin e dialogut

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim mëngjesin e sotëm përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, të shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Në kumtesën për media theksohet se fillimisht Franges e uroi Kosovën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërkaq Bislimi shprehu se subjekti i tij është fituesi i zgjedhjeve dhe se presin certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe numërimit të të gjitha votave të qytetarëve.

Tutje bëhet e ditur se u diskutua edhe për situatën në rajon dhe procesin e dialogut, për çka Bislimi shprehu nevojën për një qasje të balancuar ndaj palëve në mënyrë që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button