Bislimi: Paratë e Pakos Emergjente s’mund të përdoren për kontestet ligjore të Telekomit

 

Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka thënë se mjetet financiare që i janë marrë Telekomit të Kosovës janë të alokuara nga pakoja emergjente.

Sipas Bislimit, të njëjtat para me vendim të qeverisë Kurti mund të përdoren vetëm për adresim të problemeve të dala nga masat parandaluese të qeverisë.

“Mjetet financiare që i janë marrë Telekomit të Kosovës nga kompania zhvatëse gjatë ditës së djeshme, janë të alokuara nga pakoja emergjente, dhe të njejtat me vendim të qeverisë Kurti mund të përdoren vetëm për adresim të problemeve të dala nga masat parandaluese të qeverisë. Çfarëdo përdorimi alternativ përbën keqpërdorim të mjeteve dhe do duhej të sfidohet nga Qeveria Koti”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës mbrëmë ka dhënë dorëheqje pas vendimit për tërheqjen e 26 milionë eurove nga llogaria e kompanisë publike./21Media

 

Back to top button