Oda e Hotelerisë dhe Turizmit me katër kërkesa urgjente për Qeverinë

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka pritur sot në takim Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga drejtori ekzekutiv, Visar Demolli, kryetari i Bordit, Prof. Dr. Hysen Sogojeva, dhe anëtarët Prof. Dr. Alberta Tahiri, Afrim Muqiqi, Flamur Bahtjari dhe Hamdi Bytyqi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri njoftoi se në këtë takim u diskutua për gjendjen e punëtorëve në këtë industri.

“Në takim u informova se kjo industri, e cila ka të punësuar numrin më të madh të punëtorëve në sektorin privat, është në gjendje të rëndë. Ata kërkuan që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës dhe të ketë parasysh katër kërkesa urgjente:
1. Zgjatja për dy (2) orë e orarit të punës;
2. Përcaktimi i një manuali të saktë të organizimit të ahengjeve familjare (që është duke ndodhur pa ndal) në mënyrë që të mundësohet që ngjarjet familjare të jenë të ligjshme dhe formale, dhe jo siç po ndodhin tani;
3. Kthimi në normalitet në aeroport, fluturime me orare të rregullta;
4. Program i veçantë për këtë sektor në programin e Qeverisë për Rimëkëmbje Ekonomike.”, shkroi ai në Facebook.

Tahiri në këtë takim theksoi që Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet në ruajtjen e shëndetit publik dhe do të adresojë kërkesat e këtij sektori me rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit./21Media

Sot kam takuar Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga drejtori ekzekutiv, Z. Visar…

Posted by Besnik Tahiri on Tuesday, July 21, 2020

 

Back to top button