Bislimi pret në takim lamtumirës ambasadorin Nicholas Abbott

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim miqësor e të përzemërt, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij, si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Nga ana e tij, ambasadori Abbott shtoi se ndjehet krenar për kontributin që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës ndër vite, duke veçuar doganën dhe ATK-në”, thuhet në komunikatën Zyrës së Kryeministrit për media.

Tutje thuhet se palët diskutuan dhe rreth çështjeve të aktualitetit dhe situatës në vend dhe rajon.

Në fund Bislimi duke e falënderuar për partneritetin dhe bashkëpunimin, i uroi ambasadorit Abbott suksese të mëtejme në angazhimet e tij të radhës./21Media

Back to top button