Bislimi sot para Komisionit për Punë të Jashtme

Zëvendëskryeministër i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi është ftuar nga Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë për të raportuar lidhur me dialogun me Serbinë.
Raportimi i Bislimit është paraparë të mbahet në ora 14:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Më 13 maj ishte raundi i fundit i takimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në të cilën Bislimi mori pjesë. Në atë takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje, qoftë edhe për çështjen e targave.
Opozita ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk është duke raportuar në lidhje me dialogun me Serbinë në Kuvendin e Kosovës duke kërkuar më shumë transparencë.
Dy vendet janë të angazhuara në dialog qysh në vitin 2011 dhe kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./21Media

Back to top button