Bislimi: Vuçiqi po mundohet të manipuloj, vendimi për targat s’ka të bëjë me marrëveshjen e Brukselit

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendimi për reciprocitet me targat për automjetet serbe nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit. E njëjtë, sipas tij ka skaduar me 15 shtator dhe vendimi është legjitim dhe sovran i Kosovës.
Qasjen e tillë, i dyti i ekzekutivit e ka quajtur gabim dhe konfirmim i manipulimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Vendimi për targat nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit, pasi ajo marrëveshje ka skadu me 15 shtator. Vendimi për reciprocitet ishte vendim sovran i Kosovës. Është gabim dhe konfirmimi i asaj që po mundohet të manipuloj edhe Vuçiqi se ky vendim ka të bëjë me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë ai.
Në komisionin për Integrime Evropiane, ku po raporton, Bislimi ka folur edhe për temën e ardhjes së gazit amerikan në Kosovë.
Ai ka theksuar se kjo marrëveshje nuk e sjell asnjë litër gaz nga SHBA-ja, por nga Azerbajxhani dhe Rusia.
“Marrëveshja për gazin nuk e sjell asnjë një litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I gjithë gazi është nga Azerbajxhani dhe Rusia, është budallakët të thuhet se gazi që është nga Greqia dhe përmes Maqedonisë së Veriut është nga Amerika”, ka theksuar ai.
I pyetur nga deputetët për emërimet politike në Qeverinë Kurti, Bislimi ka thënë se ka pasur keqpërdorime të mëdha në këtë temë.

Back to top button