Mozzik thotë se është koha që vajzën e tyre Hanën ta bëjnë me një vëlla

 
Mozzik dhe Loredana së fundmi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, mirëpo ata po vazhdojnë me publikimin e projekteve të reja të përbashkëta.
Ndonëse të ndarë, në këngën e re “Immer wenn es regnet (Sa herë që bie shi)”, Mozzik është shprehur se është koha që vajzën e tyre Hanën ta bëjnë me një vëlla.
Ndërsa në paralajmërimin për publikimin e këngës së re, Loredana në Instagram ka shkruar “më fal”, teksa ka lënë edhe një emoji me zemër të thyer.
“…pikat në xham ..lotët që po më pikojnë pati gjithçka, por ti mungon në anën tonë ..pyetje dhe pyetje se si të ia shpjegoj vogëlushes tonë, ne ishim në faj…”, një pjesë nga teksti i këngës së tyre.

Loredana dhe Mozzik kanë publikuar sot albumin “No Rich Parents” që përmban gjithsej 14 këngë./21Media

 

Back to top button