Bislimit i del përpara një aktivist i PSD-së: A po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën?

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk i ka kthyer asnjë përgjigje një aktivisti të PSD-së, i cili i ka kërkuar llogari për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një video të publikuar nga PSD-ja shihet se aktivisti ia kujton Bislimit një deklaratë ku ai kishte thënë se do të dorëhiqej nëse Kosova do ta pranonte Asociacionin.

“Z. zëvendëskryeministër, a po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën a jo? A ke premtu që ke me dhënë dorëheqje nëse bëhet Zajednica? A ke premtu? Pse nuk je tu dhënë dorëheqje?”, dëgjohet duke thënë aktivisti.

Back to top button