Bislimi pret në takim Sarrazin, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit,  Bislimi i kërkoi Sarrazin heqjen e masave të BE-së për Kosovën.

“Palët diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike. Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë.”, thuhet në njoftim.

“Republika e Kosovës e çmon dhe vlerëson lart partneritetin, bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Gjermaninë.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sarrazin për përkushtimin, angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv dhe për këtë vizitë të radhës në vendin tonë.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button