Muriqi: Jemi gati për finalen, dështimin nuk e mendojmë
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të jetë protagonist i një finaleje të madhe të futbollin spanjoll. Skuadra e tij, Majorka e ka siguruar finalen e Kupës së Mbretit pasi në gjysmëfinale e eliminuan Real Sociedadin pas ekzekutimit të penalltive ku në mesin e realizatorëve ishte edhe sulmuesi Dardan.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, Muriqi ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen finale dhe se nuk atje janë duke menduar vetëm për lavdinë e madhe.
“Ne nuk mendojmë dhe nuk kemi frikë nga dështimi, e vetmja gjë për të cilën mendojmë është lavdia! Hapi i fundit për të realizuar një ëndërr! Do ta arrijmë me të gjithë ju!”, ka shkruar Muriqi.
Në finale, Majorka do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Athletic Bilbao-Atletico Madrid që zhvillohet të enjten.
View this post on Instagram