Bitcoini pëson rënie të ndjeshme

Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, këtë të shtunë ka rënë për një të pestën e vlerës së vet duke nxitur shqetësime për përfitime të mëdha të individëve të caktuar e telashe makro-ekonomike, pasi u tërhoqën rreth një miliard dollarë.
Bitcoini ra deri në 42 mijë dollarë, duke përjetuar humbje prej 22% në krahasim me një ditë më herët.
Tregu total i kriptovalutave tani ka vlerën e rreth 2.3 trilionë dollarësh./21Media

Back to top button