Bizneset kërkojnë që Kuvendi të mos shpërndahet para miratimit të buxhetit 2021

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot zhvilloi një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i informoi në hollësi me masat e reja antiCOVID-19, që priten të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.

Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja antiCOVID-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021.

Kryeministri në detyrë tha se është në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohet maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.

Hoti dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit u pajtuan se buxheti është parakusht për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje të bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19.

Back to top button