KQZ-ja s’ka buxhet për zgjedhje

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit që shpall datën e zgjedhjeve në mënyrë që të fillojë me përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigje për portalin rtv21.tv,  ka thënë se KQZ-ja nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për këtë proces zgjedhor e për këtë arsye do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për këtë proces zgjedhor i cili nuk është i planifikuar. Prandaj, KQZ-ja do të përgatis me kohë kërkesën buxhetore të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës në kohën kur shpallen këto zgjedhje”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, në kohë pandemie këto zgjedhje janë sfiduese për faktin se KQZ-ja krahas përgatitjeve teknike për organizimin e këtyre zgjedhjeve duhet të merret edhe me zbatimin e masave apo rekomandimeve të institucioneve shëndetësore që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor./21Media 

Back to top button