Biznesmenit të hidrokarbureve i digjet makina para vilës 3 katëshe

Automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, 19 nëntor.
Mësohet se automjeti është në pronësi të Ndue Pjetrushit, (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.
Automjeti i tij ndodhej i parkuar para banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët.
“Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz” I cili ka qenë i parkuar në anë rruge, informoi sot policia.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies./oranews

Back to top button