BKS-ja rekomandon bashkatdhetarët të blejnë online policën e sigurimit

Si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), njofton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës që kjo byro punon 24 orë, por që ka rekomanduar që të blejnë ONLINE policën e Sigurimit Kufitar për automjetet e pasagjerëve nëpërmes WEB faqes se BKS-së

“Njoftojmë gjithë bashkatdhetarët tonë që jetojnë jashtë Kosovës që udhëtojnë për në Kosovë si dhe ata që gjenden brenda vendit se Byroja Kosovare e Sigurimit(BKS) punon me orar të rregullt 24 orë në të gjitha pikat kufitare të shitjes. Por për shkak situatës së krijuar nga COVID 19 duhet të shtojmë kujdesin, andaj BKS ju rekomandon ta bleni ONLINE policën e Sigurimit Kufitar për automjetet e pasagjerëve nepërmes WEB faqes se BKS-së: https://api.bks-ks.org/policaonline në mënyrë që të shmangni kontaktin direkt me të tjerët dhe të parandalohet përhapja e virusit sipas rekomandimeve të bëra nga Qeveria e Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, thuhet në komunikatën e BSK-së./21Media

 

Back to top button