“Black Adam”, filmi i javës

Pozita e parë e boks ofisit amerikan vjen sërish me filmin “Black Adam” të regjisorit Jaume Collet-Serra. Filmi “Black Adam” bazohet në personazhin e stripit me po këtë emër.
Me fjalë të tjera,”Black Adam” është nënprodukt i filmit Shazam, që u realizua në vitin 2019. Rolin kryesor në të e luan aktori i mirënjohur Dwayne Johnson.
Ngjarja në “Black Adam” zhvillohet në vitin 2600 para Krishtit. Mbreti tiran i Kahndaq, Ahk-Ton, krijon kurorën e Sabbac, që i jep bartësit të saj fuqi të mëdha.
Në të me role paraqiten edhe aktorë të tjerë, si Mohamed Amer, Bodhi Sabongu, Pirs Brosnen e të tjerë.
Filmi “Black Adam” u lansua në SHBA me 21 tetor 2022. Ky film ka marrë kritika të përziera. Kritikët çmojnë lartë paraqitjet e aktorëve Xhonson e Pierce Brosnan.
Ata i çmojnë skenat aksion e aspektet teknike, por kritikojnë subjektin dhe karakterizimin e personazheve.
Filmi “Black Adam” në boks ofisin amerikan fitoi edhe 27.472 milonë dollarë, e në atë botëror 252.2 milionë dollarë./21Media

Back to top button