BLACKPINK bën histori me interpretim në Coachella

“Blackpink”, bendi i parë korean që interpretoi në skenën kryesore në festivalin prestigjioz të muzikës në Indio, Kaliforni të SHBA-ve, në Coachella 2023. Anëtaret e tij interpretuan në skenën e Empire Polo Club.

Para katër vitesh, ato u ftuan që të interpretonin në tendën Sahara, dhe kjo u la përshtypje të madhe. E interpretimi në skenën kresore atje ishte ëndërr që iu realizua.

Ato janë shumë të lumtura që ia dolën që nga tenda Sahara të interpretojnë në skenën kryesore.

Bendi “Blackpink” pjesëmarrjen në Coachella 2019 e dokumentuan në dokumentarin dedikuar atyre që u lansua në Netflix, e që u pagëzua “Light Up the Sky”.

Në film paraqiten edhe vitet e para të karrierës së tyre, deri në intepretimin në tendën Sahara e më pas.

Në një deklaratë me këtë rast, ky bend i cili u formua në Seul në vitin 2026 ka thënë se kanë pritur të ndanin tregimet e tyre personale me botën përmes Netflix-it.

Bendi “Blackpink”, në skenë u debutua me albumin Square One, dhe shpejt arriti sukses me të, edhe në Billboard.

Ai sot është bendi më i suksesshëm korean në botë./21Media

/2

Back to top button