Blero konfirmon ndarjen nga Afrona: Situata është e rënduar

Blero Muharremi dhe Afrona Dika ka kohë që janë përfolur shumë në mediat rozë për ndarjen e tyre.
Duke u ndjer i obliguar dhe në borxh ndaj fansave dhe ndjekësve në rrjetet sociale, Blero sot ka bërë një njoftim përmes të cilit ka sqaruar çdo gjë.
Ai sot e ka konfirmuar ndarjen duke thënë se martesa me Afronën ka përfunduar në muajin maj.
“Të kthehem edhe një herë tek fillimi i letrës, meqenëse do të jetë adresimi im i fundit lidhur me këtë temë. Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund marteses sonë 2 vjecare në Maj të këtij viti. Arsyet janë tëresisht personale dhe që na perkasin vetem neve”, ka shkruar Blero ndër tjera.
Blero ka shtuar se nuk dëshiron të merret më shumë më këtë çështje, duke shtuar së situata është rënduar.
“Pra, miq e dashamirë, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu sic është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem më një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasi në mirëkuptimin tuaj – ta lëmë ashtu sic është këtë pjesë te jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të”, ka shkruar ndër tjera Blero në Instagram./21Media 

Back to top button