Nazarko: Kosova nuk i ka më asnjë borxh Serbisë

(Lajm i përditësuar)

Nazarko foli edhe për Gjykatën Speciale dhe Dhomat e Specializuara. Ai tha se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë duke shtuar se praktikisht ka dorëzuar në Hagë gjithë udhëheqësin saj kryesore.
 “Ajo që po ndodh me Gjykatën Speciale me Dhomat e Specializuara të jetë një zhvillimi që të kontrollohet nga e drejta, të kontrollohet nga konventa ndërkombëtare, të mos jetë një zhvillim  i cili ndonëse quhet zhvillim i ligjshëm, praktikisht është i paligjshëm kemi disa figura te udhëheqsisë  të luftës mbahen pa akuze te qarte dhe kush e di sa vite do zgjasin hetimet kush e di sa vite do zgjasë procesi. Kosova duhet të thotë njësoj si Kroacia që përkundrejt atyre keqbërësve që kanë ndodh gjatë luftës Kosova nuk i ka më asnjë borxh Serbisë sepse praktikisht ka dorëzuar në Hagë gjithë udhëheqësin e saj kryesore, nuk kam dëgjuar nga udhëheqësit kryesor të Kosovës sot qe te përmendet një argument i tillë”, deklaroi Nazarko.

Nazarko: Pjesa për trafikimin e organeve në raportin e Marty-t të hiqet!
Analisti politik, Mentor Nazarko tha se ka ardhur koha të largohet pjesa e trafikimit të organeve në raportin e Dick Marty-t.
“Ka ardhur koha, në fakt koha ka kaluar prej shumë vitësh, të paktën ajo pjesë e këtij raporti i cila lidhet me trafikimin e organeve të hiqet, të shfuqizohet! Ajo njollë e vendosur mbi supet jo vetëm të Kosovës por edhe Shqipërisë pse jo edhe perëndimit që reago ndaj Serbisë duke bombarduar atë për të ndalur genocidin”, tha ai në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21.
Ai theksoi se Shqipëria duhet të reagonte dikur, duke folur për fjalimin e kryeministri, Edi Rama në Këshillin Evropian./21Media

Back to top button