Kaloni te përmbajtja kryesore

Bleron Ademi nënkampion i Evropës në taekwondo

Taekwondisti jonë, Bleron Ademi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Taekwondo-së.

Në këtë Evropian që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, Ademi është bërë nënkampion i Evropës për grupmoshat U21 në kategorinë deri në 54 kilogramë.

Ademi fitoi plot katër lufta kundër taekwondistëve tjerë nga Sllovenia, Azerbajxhani, Spanja e Greqia. Në finale, ai u mposht nga taekwondisti spanjoll.

Kjo është një medalje historike për sportin e taekwondos-së të Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button