Për të katërtën herë Arbnora Idrizi në librin e Guiness, kësaj radhe me mozaikun e flamurit
Flamuri Kombëtar kësaj radhe ka hyrë në rekodrin botëror Guinness.
Kjo falë punës së Arbnora Idrizit e cila ka punuar flamurin me lule origami, dhe shënon herën e katër që rekordmenja merr këtë titull.
Mozaiku ka pasur përmasat prej 1,303 metra katror dhe ka ardhur në nder të 28 Nëntorit.
“Sot vendosem histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm! Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të suksesit. Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im”, ka shkruar Arbnora Idrizi në Facebook./21Media