Blinken i kërkon Serbisë t’i zbatojë zotimet e saj dhe t’i përmbahet dialogut

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kërkuar  që t’i zbatojë zotimet e saj dhe t’i përmbahet dialogut me Kosovën të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

“Jemi të përkushtuar të mbështesim qëllimin tuaj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe presim me padurim të punojmë me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët tanë evropianë për ta ndihmuar në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Serbinë që t’i zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën”, thuhet në letrën Blinkenit, ku ka uruar popullin serb për ditën e shtetësisë.

Derisa po ashtu në letër thuhet se SHBA e vlerëson mbështetjen e Serbisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa vazhdon t’i rezistojë agresionit të Rusisë.

“Pjesëmarrja e Serbisë në misionet paqeruajtëse të OKB-së dhe BE-së dhe vendosja në Forcat Shumëkombëshe dhe misionin e Vëzhguesve në Sinai janë shembuj të rolit që luan Serbia në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në nivel global”, thuhet më tej në letër.

 

Back to top button